Një 37-vjeçare dhe një 40-vjeçare janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë janë futur në banesën e një shtetasi dhe i kanë dëmtuar orenditë.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetaset me iniciale F. A., 37 vjeçe e K. P., 40 vjeçe, si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasin M. K., pasi këto shtetas, me vetëgjyqësi, kanë hyrë në banesën e shtetasit K. K., 41 vjeç, i kanë dëmtuar orenditë shtëpiake.
Po ashtu gjatë shoqërimit, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.