Media kanadeze artikull për Musa Protoduarit, i dënuari me burg përjetë për “masakrën e Urës Vajgurore”: Familja fitoi betejën ligjore, pas 12 vitesh…

Trjyt 1 465x350

Media kanadeze National Post i ka kushtuar një artikull familjes së Musa Protoduarit, një person i dënuar nga gjykatat shqiptare me burgim të përjetshëm për masakrën e Urës Vajgurore.

National Post shkruan se ishte një kohë kur Shqipëria po luftonte për të ndërtuar një shtet demokratik dhe mes një skandali financiar që përfshinte partinë qeverisëse që Musa Protoduari mbështeste, kaosi dhe dhuna u përhapën. Në prag të zgjedhjeve të reja, një nga djemtë e Musait, Edmondi, kandidoi për deputet për një parti antikomuniste dhe u qëllua dy herë. Pak kohë më pas, vila u godit me raketa gjatë natës.

Gazeta kanadeze e përshkruan betejën e 17 qershorit 1997 midis rojeve të armatosura në vilën e Protoduarëve dhe kundërshtarëve të armatosur politikë, me përmasa të mëdha; një tank ishte në njërën anë dhe një automjet i blinduar nga ana tjetër. Kur gjithcka mbaroi, 4 policë dhe të paktën një civil u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Media shqiptare e quajti atë “një nga masakrat më të rënda që ka njohur vendi”.

Procesverbali zyrtar i gjykatës në Shqipëri paraqet një tablo tjetër. Ajo bën familjen fajtore për masakrën. Musai sot 76 vjec dhe djali i tij i madh, Shkëlqim Protoduari, 51 vjeç, u dënuan në mungesë për krijimin dhe pjesëmarrjen në një bandë të armatosur ndërsa për Musain rëndon dhe akuza e shtuar për vrasje me dashje të policisë. Ai u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa Shkëlqimi me 13 vjet.

Sulmet, viktimat dhe frika e shtynë Musa Protoduarin dhe gjashtë anëtarë të familjes së tij të largoheshin nga Shqipëria dhe të kërkonin azil politik në Kanada – duke ndezur një betejë ligjore që vijoi për më shumë se 12 vjet, betejë që sipas gazetës kanadeze përfundoi këtë javë, në favor të familjes.

Gjykata arsyetoi se “provat e paraqitura nuk plotësojnë kërkesat ligjore kanadeze”. “Pavarësisht nga të gjitha gjërat që kanë ndodhur gjatë viteve, ne i jemi përgjithmonë mirënjohës Kanadasë që na hapi dyert, sepse ata vërtet na shpëtuan jetën. Nuk po flasim për ndjekje penale, po flasim për vdekje, persekutim të familjes sonë”, shprehet djali I Musait nga Montreali pas vendimit të gjykatës kanadeze.

Masakra e Urës Vajgurore u shënua gjatë vitit 1997, ku të vrarë mbetën katër policë Miltiadh Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selami, Ilia Bano. Viktimë mbeti edhe roja i vilës së Protoduarëve. Po ashtu u plagosën edhe 6 policë të tjerë. Për këtë ngjarje kanë marrë dënim nga gjykata 8 persona.

Media kanadeze artikull për Musa Protoduarit, i dënuari me burg përjetë për “masakrën e Urës Vajgurore”: Familja fitoi betejën ligjore, pas 12 vitesh…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook