Policia kontroll të papritur, e pëson 63-vjeçari dhe 19-vjeçari në Elbasan, ja çfarë iu gjetën

640 0 1657982738xpolicia 10 770x417 1 738

Goditen 2 raste të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, vihet në pranga 63-vjeçari, procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 63 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtuar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe kokainë, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 fishekë.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. C., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia kontroll të papritur, e pëson 63-vjeçari dhe 19-vjeçari në Elbasan, ja çfarë iu gjetën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook