Agjentët sekretë rusë sulmuan ushtarët shqiptarë në uzinën e Gramshit, reagon Ministria e Mbrojtjes

53314b57 C0a6 4235 8da9 46f8ba568f39

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ne mbremje lidhur me incidentin e ndodhur ne Uzinen e Gramshit.

Njoftimi

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë.

Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Gjendja shëndetësore e dy ushtarakeve shqiptare është e stabilizuar.

Agjentët sekretë rusë sulmuan ushtarët shqiptarë në uzinën e Gramshit, reagon Ministria e Mbrojtjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook