FOTO/ Dalin emrat e dy ushtarëve të sulmuar me lëndë kimike në Gramsh, ja momenti i transportimit drejt QSUT

B49e0af4 8aff 4deb 8e0d 4d0ef37f26e3

Dy ushtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë kanë mbetur të lënduar nga sulmi i dy shtetasve rusë në uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Ata janë dëmtuar në fytyrë dhe në sy, pasi në drejtim të tyre është hedhur lëndë kimike.

Ndërkohë janë zbardhur edhe emrat e dy ushtarëve, që janë Aldo Bici dhe Ardian Caka.

Ushtarët nga spitali i Gramshit janë transportuar për në QSUT për ndihmë më të specializuar mjekësore dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes ndodhen jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël.

Gazetari Igli Çelmeta ka raportuar se ka pasur komunikim me njerëz të afërt të dy ushtarakëve të dëmtuar.

“Dhe ata u kanë thënë se edhe para dy ditëve kur këta shtetas rusë dhe ukrainas lëviznin përreth uzinës kishin dyshime, por u janë dukur si turistë të huaj. Vetëm ditën e sotme kur kanë tentuar të hyjnë në uzinë, kanë kuptuar se diçka nuk shkonte. Fillimisht ata janë konfliktuar verbalisht, e më pas fizikisht me dy ushtarakët. Sipas dëshmisë së tyre për familjarët kanë thënë se kishin dyshime se kanë pasur një mision të caktuar”, raporton Çelmeta.

FOTO/ Dalin emrat e dy ushtarëve të sulmuar me lëndë kimike në Gramsh, ja momenti i transportimit drejt QSUT

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook