Konfirmohet lajmi ekskluziv i “Panorama Sport”. Luka Cucin është zyrtarisht futbollist i Laçit. Futbollisti i krahut të djathtë është prezantuar te skuadra kurbinase dhe ka nisur përgatitjet me skuadrën, për eliminatoret e Conference Leagues.
Bëhet fjalë për një 23-vjeçar të lindur në Beograd, që së fundmi ka qenë pjesë e klubit të njohur boshnjak, Borac Banja Luka. Cucin luan në të gjithë krahun e djathtë, duke kompensuar në këtë mënyrë largimin e tetovarit, Bashkim Velija.
Në të kaluarën mbrojtësi ka qenë pjesë e klubit të famshëm serb, Partizan Beograd, ndërsa ka luajtur edhe për Vojvodinën, Spartak Suboticën dhe FK Indija.
NJOFTIMI ZYRTAR I LAÇIT:
Luka Cucin është afrimi i parë në skuadrën tonë. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka firmosur për dy vite. Cucin ka qenë pjesë e Partizan Beograd ne te shkuaren . I urojmë mirëseardhjen në ekipin tonë!
View this post on Instagram

Loading…