“Mister mbi shitjen e Milanit”, Çerkione: Do të flas në gjykatë…

Salvatore Çerkione, pas largimit nga bordi drejtues i Milanit, nuk ka ngurruar të japë edhe disa deklarata për mediat italiane. Në fjalën e tij, ai theksoi:

Salvatore-Cerchione

“Me fondin ‘Elliott’ jemi partnerë dhe kemi vepruar gjithmonë në sinkron që nga kohët e Jonghong Lisë. Në rastin e shitjes së Milanit te ‘RedBird’, nuk pati kurrfarë transparence ndaj nesh. Nuk jam informuar kurrë për shitjen e nuk kamditur për asnjë moment asgjë më shumë sesa ato që thuheshin në media pavarësisht se kisha kërkuar shpjegime disa herë”.

Akuza të ashpra të destinuara që të qartësohen në një sallë gjyqi. Çerkione ndien të drejtën nga ana e tij teksa vijon shpjegimin: “As në bordin drejtues të Milanit askush nuk dinteasgjë. Aq më pak të kishim dijeni për detaje apokarakteristikat e operacionit të shitjes.

Presidenti Skaroni deklaroi se shitja e Milanit po shkonte sipas planit, plan për të cilin nuk isha vënë në dijeni.Në këto rrethana nuk shoh arsye që të asistoj nëmbledhjet e bordit drejtues siç bëja deri pak kohëmë parë.

Unë kam kërkuar vetëm transparencë. Duatë mësoj përse askush nuk na njoftoi për shitjen eMilanit. Kam krijuar disa ide, por për momentin nukdua t’i bëj publike. Ajo që mund të them është se nëLuksemburg (selia e ‘Blue Skye’) ka diçka në gjykatë,por që ka lidhje më çështje teknike”.

Arena e Lajmit


Loading…

“Mister mbi shitjen e Milanit”, Çerkione: Do të flas në gjykatë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook