Mançester Siti bëri një goditje të madhe në këtë merkato vere, duke afruar në skuadër sulmuesin e talentuar, Erling Haland, nga Borusia e Dortmundit. Norvegjezi ka folur për herë të parë si lojtar i kampionëve të Anglisë, duke u shprehur i lumtur për këtë transferim dhe se mezi pret që të nisi nga puna me trajnerin Guardiola.
“Mendoj se mund të rritem shumë si lojtar duke punuar me Guardiolën dhe me këtë klub. Mendoj se mund të bëhem më i mirë në shumë gjera dhe shpresoj se do të shënojë shumë gola. Kam folur pak me të dhe mezi po presim të punojmë së bashku”, ishin fjalët e 21-vjeçarit për portalin e klubit.
Transferimi i Haland i kushtoi Mançester Sitit një shumë prej 66 milionë eurosh, me Dortmundin që mund të përfitojë dhe më shumë në bazë të bonuseve të vendosur nga “Qytetarët”.
Arena e Lajmit

Loading…