Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në uzinën e Armëve në Gramsh.
Gazetari Fatmir Popja raporton se policia ka identifikuar një automjet me targa ukrainase AX 6200 IP, në afërsi të godinës, ku edhe ndodhi sulmi i shtetasve rusë ndaj ushtarakëve shqiptarë.
Sipas tij dyshohet se rrjeti i tyre është më i madh, por ende nuk është e qartë se kur ky automjet është futur në territorin e Shqipërisë, apo se kush është pronari i saj.
Ndërkohë për dy shtetasit rusë të dyshuar si agjentë sekretë ata thuhet se janë futur ilegalisht në Shqipëri.