Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë, Alibeaj: Prova e radhës se shteti i është dorëzuar krimit dhe bandave

Alibeaj34

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vrasjes së trefishtë në Fushë-Krujë. Ai deklaron se kjo ngjarje është prova e radhës se shteti i është dorëzuar krimit dhe bandave të cilat janë sponsorizueset më të mëdha të pushtetit të Rilindjes që me armë e para të pista blenë e grabitën votat e shqiptarëve.

Sipas tij, shqiptarët e kanë të qartë se kjo qeveri jo vetëm është përgjegjëse për llumin kriminal ku është zhytur vendi, sikundër segmente të saj janë bashkëpunëtore të afërta me bandat kriminale.

Alibeaj thekson se largimi i Edi Ramës që erdhi në pushtet dhe e mban atë me bandat është rruga e vetme për të shpëtuar shqiptarët dhe Shqipërinë nga kriminalizimi.

POSTIMI I PLOTË
Vrasja e trefishtë në mes të rrugës nacionale në Fushë-Krujë, është prova e radhës se shteti i është dorëzuar krimit dhe bandave të cilat janë sponsorizueset më të mëdha të pushtetit të Rilindjes që me armë e para të pista blenë e grabitën votat e shqiptarëve.

Asnjë justifikim i asnjë ministri nuk vlen sot përballë pasigurisë së jetës së shqiptarëve. Bandat sot sfidojnë haptas atë që mund të konsiderohet shtet, nuk njohin pushtetin e policisë duke e shndërruar Shqipërinë një vend nën pushtetin e terrorit kriminal.

Shqiptarët e kanë të qartë se kjo qeveri jo vetëm është përgjegjëse për llumin kriminal ku është zhytur vendi, sikundër segmente të saj janë bashkëpunëtore të afërta me bandat kriminale. Pas çdo skandali të kësaj qeverie fshihet një bandit që është pasuruar me fonde publike. Pas çdo procesi elektoral fshihen banda që kanë blerë vota për llogari të Edi Ramës. Kjo situatë e rënduar, por dhe e denoncuar rast pas rasti nga PD kërkon hetim të plotë dhe të thelluar të çdo krimi si i sotmi. Nuk duhet shumë për të kuptuar se tentakulat e pushtetit janë sot të shtrira në çdo ngjarje kriminale. Sikundër largimi i Edi Ramës që erdhi në pushtet dhe e mban atë me bandat është rruga e vetme për të shpëtuar shqiptarët dhe Shqipërinë nga kriminalizimi.

Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë, Alibeaj: Prova e radhës se shteti i është dorëzuar krimit dhe bandave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook