Tjetër largim nga Vllaznia, boshnjaku Zinedin Mustedanagiç është futbollisti i radhës që ka ndarë rrugët me klubin shkodran.
23-vjeçari u afrua gjatë merkatos së verës së kaluar ku në 25 ndeshje të aktivizuar, në 10 si titullarë shënoi vetëm 2 gola dhe dha 3 asiste. Edhe pse u afrua me bujë, mesfushori nuk arriti të bindte drejtuesit shkodranë.
Ndërkohë ditën e sotme, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Vllaznisë, ka bërë të ditur për të gjithë opinionin sportive se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin boshnjak.
NJOFTIMI I KLUBIT:
KF Vllaznia bën të ditur për të gjithë opinionin sportiv se ka mbyllur bashkëpunim me futbollistin Zinedin Mustedanagic.
KF Vllaznia e falenderon për kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!
Thank you Zinedin!
Arena e Lajmit
Loading…