Berisha: Janë rritur me 250% importet nga Serbia. Qeveria qëndrim armiqësor ndaj eksportuesve shqiptarë!

Whatsapp Image 2022 07 18 At 7.15.01 Pm (1)

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi me fermerë të Belshit, deklaroi se janë rritur me 250% importet nga Serbia. Ai tha se Qeveria ka qëndrim armiqësor ndaj eksportuesve shqiptarë.

“Puna e fermerëve, djersa juaj është në rrezik, prodhimet tuaja janë në rrezik. E vërtetë shumë e dhimbshme. Ka një prapakthehu të madh, të frikshëm në sektorin e bujqësisë i cili si i vetëm, si i tillë, tejkalon çdo sektor tjetër në kontributin e tij në prodhim por edhe në punësim e mirëqenie të familjeve shqiptare. Vetëm nga vjet dhe deri këtë vit janë 39 mijë ton qumësht më pak të prodhuar. Statistikë zyrtare kjo. Në 4 vite janë 180 kokë lopë më pak se sa ishin katër vite më parë.

Të gjitha eksportet, statistikat reale tregojnë për një rënie të madhe të eksporteve bujqësore. Po sipas statistikave të qeverisë, ka një rritje 250% të importeve nga Serbia. Ka një përçmim të paimagjinueshëm të punës, të mundësive, të potencialeve tuaja. Si bëhet kjo? Si e bën qeveria këtë? Qeveria e bën me një sistem fiskal i cili shkelmon mbi të drejtat tuaja ligjore. Zero TVSH në blerje, 20% në shitje. Me pothuajse asgjësimin e subvencioneve, ose subvencione me pikatore. Si ua bën? Ua bën me një qëndrim armiqësor ndaj eksportuesve. Eksportuesit janë agjentët kryesorë të nxitjes së prodhimit bujqësor. Ju gjithçka e blini me TVSH.

Prodhimet tuaja nuk u kthejnë TVSH-në. Ka një qëndrim të tillë dëmtues mbi prodhimet tuaja. Si mund të pranojë qeveria që pretendon se ka një kujdes për fermën dhe prodhimin që dengu i barit të shkojë me atë çmim sa fermerit nuk i leverdis të mbajë lopën sepse çmimi i qumështit është i paleverdishëm.”,tha ai.

Berisha: Janë rritur me 250% importet nga Serbia. Qeveria qëndrim armiqësor ndaj eksportuesve shqiptarë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook