Erling Haland do të jetë padyshim ylli i ri i kampionati anglez dhe interesi për sulmuesin norvegjez pritet të jetë i jashtëzakonshëm. Por të gjithë tifozët e Mançester Sitit, klubit ku ai u prezantua zyrtarisht dje, nuk kanë mundësinë të blejnë një fanellë të tijën, pasi klubi nuk e ka nxjerrë në shitje.
Normalisht, shitja e fanellave është një nga mënyrat më të njohura të marketingut, por klubin për momentin e pengon fakti se Haland nuk ka zgjedhur ende numrin me të cilin të luajë në edicionin e ri. Numri 9 që ai ka mbajtur së fundmi, i përket Gabriel Zhezus dhe pa u larguar braziliani, nuk mund t’ia marrë atij fanellën.
Edhe numrin 17 që ai mbajti në fillimet e tij te Borusia Dormtund, është i zënë nga Kevin De Bryjn, ndaj Haland duket të presë që në prej këtyre të largohet, ose të gjejë numra të tjerë, si ai 30 që ka mbajtur në radhët e Salcburgut ne Austri.
Megjithatë, në Angli duken të sigurt se nëse nuk siguron një numër sulmuesi, Haland mund të ndjekë traditën familjare. Në vitet kur babai i tij luante me Mançester Sitin, ai mbante numrin 15 dhe në këto momente, ky numër te Mançester Siti nuk i përket asnjë lojtari. Ndaj pritet të mësohet zgjedhja e Haland para se të nisë gara e ethshme për të siguruar sa më parë një fanellë të tij.
Arena e Lajmit
Loading…