Inxhinierët kundra “Urdhrit”: Ligj xhelat, do na vënë kazmën! Nuk na përfaqësojnë dot 80 njerëz, jemi mbi 5000

Marjus Heqimaj

Qeveria po e organizon profesionin e inxhinierëve në formën e urdhrit profesional me një ligj të veçantë që pritet të shkojë së shpejti në Parlament.

Dy themeluesit e Unionit të Inxhinierëve shqiptarë Dëshira Mena dhe Marjus Heqimaj shprehen njëzëri se projektligji në fjalë nuk i përfaqëson si komunitet dhe është bëre me qëllimin për te monopolizuar vlerën intelektuale te inxhiniereve në duart e një grupimi nen petkun e Këshillit drejtues të urdhrit profesional të Inxhinierëve.

Ata thonë se urdhri nuk përfaqëson mbi 5000 inxhinierë e për më tepër nuk mund të aplikohet për shkak të absurditeteve që mbart, pasi thonë se do të krijohet konkurrencë në projekte, e askush nuk do t’i mbrojë nga konflikti i interesit. Inxhinierët janë shpresëplotë se ligjvënësit do reflektojnë dhe nuk do ta miratojnë urdhrin profesional te inxhiniereve pasi profesioni i tyre thonë se është i rregulluar në vendin tonë.

Iniciativa e dy inxhinierëve Marjus Heqimaj dhe Deshira Mena ka grumbulluar më shumë se 2700 firma online nga komuniteti i inxhinierëve që kundërshtojnë këtë urdhër. Projektligji pritet të shqyrtohet në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Për themeluesit e unionit të inxhinierëve shqiptarë, qëllimi i vetëm i urdhrit është për të uzurpuar dhe për të kapur një nga fushat e ekonomisë, ndërtimin.

Inxhinierët kundra “Urdhrit”: Ligj xhelat, do na vënë kazmën! Nuk na përfaqësojnë dot 80 njerëz, jemi mbi 5000

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook