Në skadencë me Torinon, Andrea Beloti vendos për të ardhmen

Andrea Beloti nuk do të vijojë të jetë më pjesë e Torinos duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

beloti

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, kapiteni granata i ka komunikuar shokëve të skuadrës vendimin për të lënë ekipin e Torinos.

Sulmuesi 28-vjeçar është në skadencë kontrate më 30 qershor dhe pritet të shpallë “divorcin” me torinezët pas 7 sezonesh.

Kanë filluar sondazhet e para për të, ku kampionin e Europës me Italinë e kërkojnë Fiorentina dhe e sapo ngjitura në Serinë A, Monza e Silvio Berluskonit dhe e Adriano Galianit.

Në sezonin që përfundoi me fanellën e Torinos në Serinë A, “gjeli” Beloti u aktivizua në 22 ndeshje ku shënoi 8 gola dhe dhuroi gjithashtu dhe 1 asist.

– PANORMASPORT.AL


Loading…

Në skadencë me Torinon, Andrea Beloti vendos për të ardhmen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook