Klubi francez i Bordos vazhdon të kalojë probleme të shumta. Pas rënies nga Liga 1, Komisioni i Kontrolleve ka vendosur që ta rrëzojë klubin në kategorinë e tretë.
Ky vendim ka ardhur si pasojë e probleme financiare që po has klubi, të cilat e kanë “mbërthyer” atë prej shumë kohësh.
Tani Bordo do ta nisë nga “National 1”, e cila është kategoria e tretë në Francë.
Kujtojmë që Bordo e nisi sezonin që lamë pas me objektiva të mëdha, duke bërë lëvizje të shumta në merkato dhe duke afruar në stol ish-trajnerin e Zvicrës, Vladimir Petkoviç, por nuk shkoi më shumë se vendi i fundit.
Arena e Lajmit
Loading…