“Kush është i ndershëm i duhen 2 jetë për të blerë një shtëpi”, deputeti i PD: Shqiptarët ikin prej korrupsionit të madh dhe mafies në vend

Dash Sula2

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula shprehet se mafia që kontrollon vendin dhe korrupsioni i lartë janë shkaqet kryesore përse shqiptarët detyrohen të largohen nga Shqipëria.

Në një status në faqen e tij në Facebook ai shkruan se sot një qytetari të ndershëm i duhen dy jetë për të blerë një shtëpi.

Statusi i Sulës

Qeveria që nxiti emigrimin dhe e ktheu Shqipërinë në folenë e bandave dhe korrupsionit.

Në Shqipëri po mbesin çdo ditë e më pak të rinj, të reja që studiojnë dhe që duan ta ngrejnë jetën e tyre mbi bazat e ligjshmërisë. Truri i Shqipërisë po ikën çdo ditë drejtë vendeve të BE ku model suksesi nuk është mbjellja e parcelave me hashash, as mbushja e arkave të bananeve me kokainë, por shkenca dhe ligjshmëria. 260 mijë të rinj dhe të reja përllogaritet se kanë emigruar në 6 vitet e fundit. Padurimi për të ikur nga Shqipëria e kthyer në strehë për kriminelët nuk i ka penguar qytetarët të ikin edhe gjatë pandemisë kur kufijtë ishin të mbyllur. Ndërkohë nuk llogaritën në këtë shifër shqiptarët që emigrojnë me sezone. Janë ata të cilët kalojnë kufirin dhe qendrojnë nga tre muaj. Numri i tyre mendohet të jetë edhe më i lartë sipas ekspertëve.

Por përse ikin shqiptarët nga vendi i tyre? Vendi ynë është me 300 ditë me diell në vit, ka vijë bregdetare të mrekullueshme me pak fjalë i ka të gjitha mundësitë që me punë të ndershme të sigurojë mirëqënien.

Përgjigja erdhi shumë qartë, jo nga ne që akuzohemi se duam të përfitojmë politikisht me shqetësimet që ngremë, por nga Prokurori i Antimafias Italiane Nicola Gratteri. “Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga një vend me nivel shumë të lartë korrupsioni, jo nivel i lartë, por nivel shumë të lartë korrupsioni. Brenda pak kohësh, Holanda e sheh veten me tre mafie: ‘Ndrangheta, mafia shqiptare dhe maffia, me dy F, e brezit të tretë të afrikano-veriorëve, e tunizianëve, që janë futur me egërsi në Holandë. Kur flas për mafie shqiptare, nuk e kam fjalën për ata të uritur që në vitet e shkuara grabisnin vila në bregdet, në Toskana, Piemont. Mafia shqiptare tashmë është një mafie e fortë”, u shpreh ai dy ditë më parë.

Janë pikërisht mafja shumë e fortë dhe korrupsioni shumë i lartë që ja bëjnë të pamundur jetesën qytetarëve këtu në Shqipëri. Sado të suksesshëm të jenë ata në profesionin e tyre me disbalancën ekonomike që kanë krijuar bandat dhe korrupsioni ata e kanë të pamundur të sigurojnë një mirëqënie për veten e tyre dhe për familjen. Ata që punojnë me ndershmëri u duhet të kenë dy jetë që të mund të blejnë një shtëpi.

Eshtë pikërisht kjo arsyeja pse po ikin shqiptarët nga vendi i tyre. Çdo brroçkullisje tjetër ëshrë propagandë e shpifur që bëhet po me paratë e korrupsionit dhe drogës.

“Kush është i ndershëm i duhen 2 jetë për të blerë një shtëpi”, deputeti i PD: Shqiptarët ikin prej korrupsionit të madh dhe mafies në vend

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook