Në shënjestrën e gjigantëve europian, Barcelona “i mbyll derën” mesfushorit me klauzolën e çmendur

E ardhmja e mesfushorit të Barcelonës dhe Spanjës, Gavi, është një nga të panjohurat e mëdha për klubin katalanas. Lojtari dhe klubi janë duke biseduar prej muajsh për gjendjen e një rruge të përbashkët që do të çonte në rinovimin e tij.

gavi

Megjithatë, për momentin, të tria ofertat e bëra nga klubi kanë hasur në refuzimin e talentit 17-vjeçar. E me marrëveshjen mes palëve që po vonon, klube të tjera kanë nisur të shqetësojnë edhe më shumë Barcelonën.

Liverpuli dhe Mançester Siti janë gati të paguajnë klauzolën e tij prej 50 milionë eurosh. Por, në fakt, klauzola e largimit të tij nga Barça ka arritur në 100 milionë euro në bazë të kontratës që Gavi firmosi me klubin në vitin 2020.

Arena e Lajmit


Loading…

Në shënjestrën e gjigantëve europian, Barcelona “i mbyll derën” mesfushorit me klauzolën e çmendur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook