Për tu dukur stil e bukur si Hailey Bieber është më e thjeshtë dhe ekonomike sesa mund ta imagjinoni

Nëse flasim për stil, kombinime, veshje padyshim që Hailey Bieber është një nga emrat e parë që na vjen në mendje ditët e sotme.

Modelja nxori në pah barkun e saj të tonifikuar teksa u shfaq në Los Angeles. 25 vjeçarja kishte një bluzë të bardhë të shkurtër dhe një palë pantallona të zeza të gjera.

Ajo i shtoi pamjes së saj edhe një xhaketë xhins të zezë dhe një palë atlete klasike Adidas. Flokët i la natyrale dhe të lëshuara teksa mbante një palë syze në formë drejtkëndëshi.

Sa i përket grimit, Bieber zgjodhi një pamje minimaliste. Dalja e saj vjen vetëm pak ditë pasi ajo dhe bashkëshorti i saj Justin Bieber festuan përvjetorin e katërt të martesës.

Hailey ka vërtetuar gjithmonë se mund të dukemi IN dhe me stil edhe pa shumë shpenzime dhe mundime.

Hailey dhe Justin i bënë njëri-tjetrit dedikime të ëmbla në Instagram për të përkujtuar ditën e tyre shumë të veçantë. Justin shkroi, ‘Gëzuar përvjetorin për shoqen dhe gruan time më të mirë @haileybieber .. faleminderit që më bëre më të mirë në çdo mënyrë.’ Postimi i Hailey përmbante një album fotografish ndër vite, duke shkruar ‘4 vjet e martuar me ty. Njeriu më i bukur që kam njohur ndonjëherë… dashuria e jetës sime. Faleminderit Zotit për ty.’ Zogjtë e dashuruar u martuan në fshehtësi në New Yorkut në shtator 2018 përpara se të organizonin një martesë të mbushur me yje një vit më vonë në Karolinën e Jugut.

Javën e kaluar, bukuroshja ndezi rrjetin me fotot në një fushatë të re të ‘Victoria’s Secret Swim’, ku tregoi fizikun e saj perfekt në një seri fotosh me bikini blu të ndezur me fije. Gruaja e yllit të popit luajti me flokët e saj dhe theksoi barkun e saj në fotot që ndau me fansat të enjten e kaluar. Hailey njoftoi në fillim të këtij viti se kishte nënshkruar me markën e të brendshmeve përmes Instagramit.

Për tu dukur stil e bukur si Hailey Bieber është më e thjeshtë dhe ekonomike sesa mund ta imagjinoni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook