Sherr me sende të forta në Sarandë, dy persona përfundojnë në spital, 26-vjeçari shoqërohet në polici

Policia

Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të këtij qyteti. Shkak i këtij konflikti dyshohet të jetë për motive të dobëta. Në konflikt janë përfshirë shtetasit F. K., 53 vjeç dhe P. A., 26 vjeç, të cilët janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me shtetasin S. D., 53 vjeç.

Sakaq, shtetasit F. K, dhe S. D, ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë shtetasi P. A, 26-vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: Sot, në orët e mbrëmjes, në lagjen nr.4, Sarandë, dyshohet se  për motive të dobëta, shtetasit F. K., 53 vjeç dhe P. A., 26 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me shtetasin S. D., 53 vjeç.

Si pasojë e konfliktit shtetasit F. K, dhe S. D, ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë shtetasi P. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Sherr me sende të forta në Sarandë, dy persona përfundojnë në spital, 26-vjeçari shoqërohet në polici

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook