Çelja e negociatave/ Ish-ministri i Jashtëm zbulon prapaskenat në ’97: BE ishte gati t’i hapte, analisti Zekthi: Pritëm 32 vite, njerëzit u plakën

Hytj

Në studion e emisionit “Open” është duke u diskutuar për ngjarjen e ditës së sotme që është hapja zyrtare e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, ku të ftuar janë analisti Fitim Zekthi, deputeti i PD Tritan Shehu, analisti Julian Zyla dhe deputeti i PS, Etjen Xhafaj.

Të gjithë panelistët e kanë përshëndetur vendimin e sotëm të BE për t’i treguar Shqipërisë dritën në fund të një tuneli 32 vjeçar, që ka qenë i mbushur me dinamika, mosmarrëveshje e përplasje që kanë sjellë vonesa të gjata.

Por analisti Zekthi theksoi se Shqipëria ka humbur shumë kohë dhe jemi vendi i fundit në Evropën Lindore që i bashkohemi pas kaq shumë kohësh BE-së.

Edhe ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu tha se Shqipëria duhet të kishte hapur negociatat me BE që në vitin 1997, por shpërthimi i skemave piramidale dhe luftës civile ndaloi hapin galopant që pritej të realizohej.

DISKUTIMET:

Etjen Xhafaj: 19 korriku është një datë historike që do të mbahet mend sa i përket procesit të anëtësrimit në BE. Është një fitë e shënuar për një gur tjetër kilometrik në aspiratën historike.

Tritan Shehu: Është një ngjarje për t’u përshëndetur në të gjithë dimesionin e saj. Është një hap i madh në rrugën e integrimit që ka nisur që në vitin 1992. Është një rrugë goxha e gjatë. Është një rrugë e dizenjuar nga zhvillimet e Shqipërisë. Ka shumë vite të humbura por një arritje që duhet përshëndetur se dha mesazh të qartë për përkatësinë tonë europiane se u futëm në një proces formalizimi të mëtejshëm.

Julian Zyla: Ky moment padyshim historik është një vetëm një arritje e qeverisë por një arritje e Shqipërisë. Dhe me këtë nënkuptoj asgjë më pak se edhe me hapat e PD, që ka bërë para qeverisjes së sotme . Por është arritja e çdo shqiptareje dhe shqiptari që s’ka pasur kurrë dyshim mbi atë që ne duam. Ky vizion i shqiptarëve ka bërë që politika të mos ndjekë rrugë të tjera për të devijuar.

Fitim Zekthi: Ky është një fillim jo pikëmbërritje dhe besoj se nuk ka shumë vend për entuziazëm dhe gëzim se kemi 32 vite. Dhe njerëzit janë plakur, janë bërë burra e gra me fëmijë dhe kemi përjetuar shumë. Ky është një stacion dhe unë mendoj se ky duhet parë si reflektim. Jemi vendi i fundit në Europën lindore., vetëm Bosnja dhe Kosova kanë ngelur pas nesh. Ndoshta edhe Moldavia pro edhe ajo do futet para nesh besoj.

Etjen Xhafaj: Përgjegjësi ka qenë në masë të madhe e palëve politike dhe ky është një moment për të përveshur mëngët duke përfituar edhe nga procesi i ri i negocimit ku kapitujt mund të negociohen njëtrajtshmërisht që kriteret politike dhe ato institucionale të kalohen sa më shpejt. Drita më në fund u çel dhe ne duhet t’i hedhim hapat.

Tritan Shehu: Ne e filluam këtë proces të parët në vitin 92 dhe kemi ruajtur avantazhin deri në vitin 97Këto negociata që janë sot do ishin hapur në janar të 97 dhe kemi krijuar atëherë edhe grupin negociator me Selim Bertolanë që ishte sekretar në ministrinë që unë drejtoja.

Çelja e negociatave/ Ish-ministri i Jashtëm zbulon prapaskenat në ’97: BE ishte gati t’i hapte, analisti Zekthi: Pritëm 32 vite, njerëzit u plakën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook