“Dogji të gjallë pronaren greke dhe nipin e saj për t’i vjedhur 780 mijë euro”, shqiptarit të arrestuar pas 7 vitesh në Maltë i marrin shenjat e gishtave, por duket se…

Untitled Design 24 1 1024x536 1

Shqiptarit Ledjon Brakaj, i cili u arrestua një javë më parë në Maltë pasi kërkohet nga autoritetet greke për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në 2015 në ishullin e Aeginas, ku ai dogji të gjallë ish-pronaren e tij dhe nipin e saj për t’i grabitur 780 mijë euro, i janë marrë gjurmët e gishtërinjve në gjykatë të martën për të konfirmuar identitetin e tij.

36-vjeçari doli në gjyq në kuadër të procedurave të ekstradimit të shtunën dhe avokatët mbrojtës ngritën menjëherë dyshime për identitetin e tij.

Ata vunë në dukje se emri i personit në kërkim në urdhër-arrestin evropian që kanë paraqitur autoritetet greke nuk është i njëjti me atë të Brakajt.

Autoritetet malteze ishin në pritje të gjurmëve të gishtave të marra nga autoritetet greke për të përcaktuar identitetin e të kërkuarit, por ato nuk ishin paraqitur në kohë në gjykatë.

Të martën, inspektori Kurt Ryan Farrgia, nga Njësia e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Policisë, prezantoi gjurmët e gishtërinjve që ishin dërguar nga policia greke. Këto gjurmë gishtash, kur u analizuan nga homologët e tyre maltezë, sipas gjykatës dukej se përputheshin me ato të 36-vjeçarit.

Megjithatë, “për të shmangur çdo dyshim”, magjistratja Donatella Frendo Dimech caktoi një ekspert të gjurmëve të gishtërinjve për të marrë gjurmët e gishtërinjve të të arrestuarit gjatë seancës, për të bërë më pas një analizë krahasuese me kopjen e dërguar nga autoritetet greke.

Brakaj dyshohet se planifikoi dhe realizoi grabitjen që përfundoi me vrasjen e pensionistes që kishte në pronësi një dyqan suveniresh, Irini Marmarino dhe nipit të saj Lambros Protonotarios brenda shtëpisë së të moshuarës në vitin 2015

Sipas dosjes hetimore greke viktimat u rrahën dhunshëm dhe më pas u dogjën teksa ishin duke marrë ende frymë.

Ndërkohë, gjatë seancës së së martës, avokati mbrojtës Franco Debono tha se Urdhri i Arrestit Evropian ishte “një nga më të paktët në detaje të parë ndonjëherë nga gjykata dhe nuk kishte as edhe referencën më të vogël për prova”.

“Besimi i ndërsjellë midis shteteve duhet të nënkuptojë respekt të ndërsjellë”, argumentoi Debono, duke iu referuar një vendimi të Corte di Cassazione italiane, i cili refuzoi një kërkesë ekstradimi nga autoritetet malteze me arsyetimin se Malta nuk mund të garantonte disa garanci.

“Ndërsa shtetet e tjera duket se interpretojnë kërkesa të tilla për ekstradim në mënyrë strikte, Malta dukej se jep një interpretim të gjerë”, tha avokati tjetër mbrojtës, Marion Camilleri.

“Dogji të gjallë pronaren greke dhe nipin e saj për t’i vjedhur 780 mijë euro”, shqiptarit të arrestuar pas 7 vitesh në Maltë i marrin shenjat e gishtave, por duket se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook