E rëndë në Lezhë, vdes 28-vjeçari që ndodhej në paraburgim, detajet e para

Lezhe Spitali 637x450

Një i burgosur 28 vjeç ka mbërritur i vdekur në Spitalin Rajonal të Lezhës mbrëmjen e sotme. Gazetar Elidon Ndreka duke iu referuar burimeve nga policia raportoi për “BalkanWeb” se ai është ndjerë keq në paraburgim dhe është transportuar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Trupi i të riut do të dërgohet në morg, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale (infarkt) sipas burimeve. I riu ka qenë në paraburgimin e IEPV-së së Shënkollit, pasi më herët kishte thyer arrestin e shtëpisë.

Do të jetë rezultati i autopsisë dhe hetimet nga organet kompetente që do zbardhin gjithë dinamikën nëse të riut i është dhënë ndihma e shpejtë sipas rregullave.

E rëndë në Lezhë, vdes 28-vjeçari që ndodhej në paraburgim, detajet e para

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook