Një hap shumë i rëndë pas, një humbje e turpshme që rikthen makthet në shtëpinë e “azzurrëve”.
“Shuplaka” e marrë nga Gjermania në shifra është e pakonceptueshme, një humbje historike që i rikthen 83 vite pas, me të njëjtin rezultat u mposhtën nga “pancerat” në vitin e largët 1939, por ajo ishte një ndeshje miqësorë në kohë lufte e aleancash.
Ekipi i Hansi Fick u tregua i pamëshirshëm, kishin kontrollin total të lojës duke e bërë Italinë të dukej një ekip i vogël.
Brenda pjesës së parë, Kimmich dhe Gundogan realizuan dy herë në portën e Donnarumma, një nga lojtarët e përfunduar nën akuzë.
Historia nuk ndryshoi aspak as në fraksionin e dytë, Muller dhe dy herë Timo Werner realizuan sërish duke i dërguar shifrat në 5-0.
Për të zbutuar disi këtë humbje të rëndë, mendoi Gnonto i cili ngushtoi shifrat në 5-1, duke u shndërruar në golashënuesin më të ri në historinë e Italisë. Bastoni në limitet e shtesës sigloi shifrat përfundimtare në 5-2.
“Jashtë testi, humbje historike në Gjermani, bie Italia e re e Mancinit”, shkruan Corriere dello Sport. “Italia, çfarë figure”, shkruan La Gazzetta dello Sport.
“Katastrofë azzurre! 5 hapa pas”, shkruan TuttoSport në faqen e parë.
Arena e Lajmit
Loading…