Gjithçka që ju duhet për ta plotësuar 100% garderobën e vjeshtës

NDONJËHERË AJO ÇFARË VESHIM VARET SHUMË NGA HUMORI YNË. KA DITË KUR DUAM THJESHT NJË T-SHIRT DHE ATLETE, SIKURSE KA TË TJERA NË TË CILAT BËJMË KOMBINIMIN MË “WOW” TË MUNDSHËM. AKTUALISHT, TEMA QË NA “SHQETËSON” PËR DITËT NË VIJIM ËSHTË “ÇFARË NA DUHET PËR KËTË VJESHTË”? DO TË DONIM TË BLINIM GJITHÇKA QË NA TËRHIQTE VËMENDJEN, POR PËR AQ KOHË KJO S’ËSHTË DHE SHUMË E MUNDUR- BËHEMI SELEKTIVË.

Me kaq shumë trende në qarkullim është normale të tundoheni, por fokusohuni tek stili juaj dhe ajo që doni vërtetë. Nëse e gjeni veten tek një prej stileve më poshtë, atëherë duket të blini vetëm këta elementë.

“Minimalistja moderne”

11

Vlerësoni gjërat bazike dhe të thjeshta. Kushtojini pak vëmendje materialeve, ngjyrave neutrale dhe prerjeve “të forta”. Qëndroni tek xhinset, pulovrat dhe patallonat serioze.

“Shpirti i lirë”

12

S’keni pse bëni kompromis me shpirtin tuaj bohemian vetëm sepse është vjeshtë, dimër apo pranverë. Ju duhen sërish fustane me printe florale, çizme kamoshi, pulovra të gjëra dhe qëndisje.

“Kameleoni i ngjyrave”

13

Ju keni nevojë për shumë kostume, në ngjyra të ndryshme. Këtë vjeshtë zgjidhni më shumë të kuqen e fortë, qitron, blunë e fortë dhe ngjyrën jeshile…

“Futuristja”

14

Gjëja e fundit që do të bënit është të vishnit rroba të mërzitshme. Jeni të parat që hidheni drejt trendeve të reja, por përveç tyre mos harroni të furnizoheni edhe me elementët bazikë. Ju duhen xhinse të mira, pulovra dhe një pallto/pardesy që do të shkonte me gjithçka.

BURIMI/ PSIKOLOGJIA

Gjithçka që ju duhet për ta plotësuar 100% garderobën e vjeshtës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook