Ish-Presidenti i Kroacisë promovon librin “Etnosi i Medvegjës”, në ceremoni merr pjesë edhe Kreu i Shtetit, Ilir Meta

294670167 596596115168961 374243065130465496 N

Ish-Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç njihet si një mik i mirë i shqiptarëve, që shpeshherë me deklaratat e tij të forta politike, ka mbrojtur interesat e Kosovës dhe Shqipërisë përballë frymës së agresionit serb.

Së fundmi Mesiç ka shkruar edhe një libër që lidhjen e ka të fortë me shqiptarët, të titulluar “Etnosi i Medvegjës”.

Në promovimin e këtij libri ka marë pjesë edhe Presidenti Ilir Meta, i cili me një foto në Facebook njofton këtë ngjarje.

“I lumtur të marr pjesë në promovimin e librit “Etnosi i Medvegjës” së bashku me ish-Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç.  Falenderimet më të përzemërta autorit Muharrem Salihu për këtë kontribut të çmuar që jep në afirmimin e identitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve të Medvegjës”, shkruan Meta.

Ish-Presidenti i Kroacisë promovon librin “Etnosi i Medvegjës”, në ceremoni merr pjesë edhe Kreu i Shtetit, Ilir Meta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook