Kampionët në fuqi të Tiranës, do të njihen ditën e nesërme (15 qershor), me kundërshtarin e randit të dytë të Champions Ligës, gjithmonë nëse bardheblutë arrijnë të kalojnë me sukses luksemburgasit e Dudelanzhit në raundin e parë.
Në këtë raund të dytë, Tirana bën pjesë në grupin e tretë së bashku me Makabi Haifan, si dhe çiftet Maribor/Shakhtjor Soligorsk dhe Shamrok/Hibernians.
Në raundin e dytë, Tiranën e presin rivalë me potencial mjaft të madh, teksa padyshim që rivali më i frikshëm që duhet shmangur është Olimpiakosi.
Tre rivalët e tjerë të mundshëm të kampionëve në fuqi të Superiores janë fituesit e çifteve: Ludogorets/Sutjeska; Zrinjski/Sherif Tiraspol dhe Pyunik/Kluzh.
Arena e Lajmit
LEXO EDHE:
Shorti i Ligës së Kampioneve, skuadrat shqiptare me fat. Tirana eviton superfuqitë, buzëqeshin edhe Ballkani me Shkupin (VIDEO)
“Ishte ajo që prisnim”, Refik Halili për shortin e Champions: Nëse ju gazetarët gjeni dikë që e kërkon Shehi, ne jemi gati t’i…
EKSKLUZIVE/ Tirana në Champions, Shehin e shqetëson nënvlerësimi i kundërshtarit: Më vjen keq që na konsiderojnë menjëherë favoritë
Loading…