Leao dhe Vlahoviç “mbretër”, Milani kampion milionash/ Rritje e frikshme e Asllanit, në listë dhe Rrahmani

Fituan titullin duke u bërë skuadra më e fortë pasi në fillim të sezonit nuk ishin konsideruar si e tillë. Lojtarët u përmirësuan individualisht dhe manovra funksionoi shumë mirë. Meritë e Piolit, që diti të krijojë vlera, diçka që trajnerë të tjerë me më shumë tituj në karrierë nuk ditën ta bëjnë siç duhej.

aa1b8089deec26b83211ec5086a53f23-09016-4ba10abb8ec2c91c16b516f6ac4f2446

Koston e një futbollisti e përcakton tregu, por në vija të përgjithshme, “Transfermarkt” mund të jetë një instrument i volitshëm. Në këto kushte, pasi u shpall kampion Italie, Milani është edhe ekipi më i kushtueshëm për sa i përket vlerës së organikës. Kuqezinjtë kryesojnë me 522,4 milionë euro dhe ndiqen nga Juventusi me 520,9 milionë, teksa podiumin e plotëson Interi me një vlerë organike prej 514,7 milionësh euro.

RËNIA E RIVALEVE – Majk Menja e ka rritur vlerën e tij me 10 milionë euro duke kaluar nga 25 në 35 milionë. Së shpejti do të kushtojë më tepër, por rritja e Milanit është bërë më e dukshme edhe nga humbja në vlerë që kanë pasur futbollistë të Juves dhe Interit.

Kujtojmë se një vit më parë bardhezinjtë vlenin 600 milionë euro, ndërsa në prill kushtonin 555.6 milionë euro për të arritur në 520.9 aktualë. Edhe zikaltrit kanë pasur një rënie të ngjashme. Në verën e 2021-shit vlenin 550 milionë, ndërsa në prill 528,9 përpara se të preknin kulmin e rënies me 514,7 milionët aktualë.

KUQEZINJ NË RRITJE – Për të kuptuar shtimin në vlerë të “Djallit” mjafton ta nisim analizën nga grumbullimi i korrikut të vitit të kaluar kur grupi i drejtuar nga Pioli vlente në merkato 456 milionë euro. Në nisjen e kampionatit kuqezinjtë kushtonin 480 milionë euro.

VLERA

Kjo rritje ka themele të forta, si ato të Tomorit që e kaloi kartonin nga 28 në 50 milionë euro. Kalulu një vit më parë vlente në treg 7 milionë euro, ndërsa sot 28. Tonali aktualisht vlen 50 milionë euro, ndërkohë që vitin e kaluar kushtonte 27.

ASLLANI NË TOP-25 – “Transfermarkt” ka bërë gjithashtu një listë të lojtarëve të cilët e kanë rritur më shumë vlerën e tyre në sezonin e fundit të Serisë A. Dumfrisi i Interit e mbyll me një rritje 9 milionëshe listën me 25 lojtarë ku ka vend edhe për Kristjan Asllanin që tek Empoli në 9 muaj e ka rritur kartonin e tij me 9.8 milionë euro. Një vit më parë ai vlente vetëm 200 mijë euro, teksa sot sipas “Transfermarkt” kushton 10 milionë.

Sigurisht, Empoli kërkon ta shesë më shtrenjtë, por baza nuk është aspak e keqe. Shqiptari tjetër në listë është Amir Rrahmani. Mbrojtësi i Napolit vlen 25 milionë euro, plot 11 më shumë se një vit më parë kur klubi i tij aktual e blinte nga Verona ku shkëlqeu krah Kumbullës.

RRITJA

Diskutim krejt tjetër për Rafael Leaon që nga 25 milionë euro sot vlen 70, por njëkohësisht ka një klauzolë prej 150 milionë eurosh e Milani nuk e shet për asnjë qindarkë më pak. Portugezi si vlerë kartoni paraprihet në Serinë A vetëm nga Dushan Vlahoviç i Juves që vlen 85 milionë euro dhe Lautaro (75 mln euro).

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – Arena e Lajmit


Loading…

Leao dhe Vlahoviç “mbretër”, Milani kampion milionash/ Rritje e frikshme e Asllanit, në listë dhe Rrahmani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook