Janë zbuluar edhe 5 kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë, më të cilët shorti mund ta verë përballë ditën e nesërme skuadrën shkodrane, që do ta nisë aventurën Europiane nga raundi i dytë i Ligës së Konferencës.
Skuadrën e drejtuar nga Mirel Josa, e pret një malore e fortë, pasi duket qartë që bëhet fjalë për ekipe shumë të forta dhe me traditë në Europë.
Dinamo Tbilisi / Paide Linnamiskond, Bate Borisov, Kairat Almati, Universitatea Craiova dhe Makabi Tel-Aviv janë 5 kundërshtarët e mundshëm të kuqebluve.
Vlen të theksohet fakti se skuadra shkodrane, do ta nisë më 21 korrik nga turi i dytë eksperiencën në Ligën e Konferencës, pas triumfit në Kupën e Shqipërisë ku mposhti në finale Laccin e Shpëtim Duros. Nga nesër Vllaznia do të nisë zyrtarisht përgatitjet për këtë aventurë europiane.
Arena e Lajmit
Loading…