“Një hap drejt ëndrrës së shqiptarëve”/ Çelja e negociatave të anëtarësimit, Basha: Detyrim nga i cili nuk mund të ikë askush

Whatsapp Image 2022 07 19 At 3.29.22 Pm

TIRANË

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas çeljes së negociatave dhe konferencës së parë ndërqeveritare mes Tiranës, Shkupit e Brukselit.

Ai shkruan se është një hap që do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt plotësimit të një ëndrre që e ndajnë të gjithë shqiptarët dhe një detyrim nga i cili nuk mund të ikë askush, për të përmbushur kriteret.

“Vendimi i BE për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë është një hap që do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt plotësimit të një ëndrre që e ndajnë të gjithë shqiptarët, anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Hapi i sotëm është edhe një detyrim nga i cili nuk mund të ikë askush, për të përmbushur kriteret në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimit të reformës në drejtësi, çlirimin e ekonomisë nga monopolet dhe nga oligarkia, konkurrencën e lirë si parakusht i zhvillimit ekonomik që krijon vende pune, reformën në administratën publike, respektimin e lirive dhe të drejtave të nëpërkëmbura të qytetarëve, lirinë e medias e mbi të gjitha garantimin e votës së lirë për shqiptarët. Kjo është e vetmja rrugë për ta bërë 🇦🇱 si 🇪🇺”, deklaron Basha.

“Një hap drejt ëndrrës së shqiptarëve”/ Çelja e negociatave të anëtarësimit, Basha: Detyrim nga i cili nuk mund të ikë askush

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook