“Reforma në drejtësi një tullumbace e fryrë”, Spaho për aferën e inceneratorëve: Njerëzit përgjegjës në arrati, janë lënë të ikin dhe…

131313

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, në emisionin “Frontline” në News 24 të gazetares Marsela Karapanço, ka zbuluar se në 2013 Shqipëria ishte gati të merrte statusin kandidat, por se kryeministri Rama, i cili në atë kohë kishte vetëm pak muaj në krye të qeverisë, nuk e dëshironte një gjë të tillë.

Kjo sipas tij , pasi çelja e negociatave në atë kohë do të shihej si sukses i qeverisë së shkuar.

“Është për tu gëzuar është një ditë e rëndësishme por për sa i takon nëse i kemi plotësuar kushtet ka vend për diskutim.

Nuk duhet të lëmë pa përmendur dhjetori i 2012 pasi kushtet që kishin ngelur ishte formale, të miratoheshin 3 ligjet të cilat kërkoni shumicë të cilësuar, pra me konsensusin e opozitës që nuk e dha.

Edhe në dhjetor të 2013 kur sërish është marrë në shqyrtim aplikimi i Shqipërisë dhe kishte premisa për çeljen e negociatave, Rama ka qenë kundër dhënies së statusit, mendoj që atëherë ishim gati. Rama ka qenë kundër edhe pse prej disa muajsh ishte kryeministër, sepse do të interpretohej si sukses i qeverisë që iku.

Ishte pro në qershor të 2014. Për çdo vit shtoheshin kushtet në 2016 Bundestagu shtoi të tjera, megjithëse në 2018 u hap shampanja dhe u pretendua që u hapën negociatat…

Para dy javësh kur ishte samiti me Ballkanin Perëndimor, Johann Wadephul paralajmëroi që mos u nxitoni me Shqipërinë sepse nuk ka plotësuar kushtet.

Në pikëpamje të tyre nuk janë akoma përmbushur kushtet. Të gjithë kanë qenë mbështetës të Shqipërisë por kjo nuk nënkupton tolerim.

Edhe procesi nuk na bën njeri nder të na fusë para kohe, vetëm kur të plotësojmë kushtet e të kontrollohet me lupë mund të hyjmë. Eksperienca me Bullgarinë e Rumaninë u ka mësuar se nuk duhet të nxitohen”, tha Spaho.

Deputeti demokrat ka folur gjithashtu edhe për reformën në drejtësi dhe rezultatet e saj.

Spaho u shpreh se qytetarët janë të pakënaqur me drejtësinë, ndërsa dhjetëra mijëra dosje kanë mbetur të paprekura nga mungesa e gjyqtarëve.

“Reforma në drejtësi nisi si projekt i madh dhe ky sistem kishte nevojë. Pas kaq vitesh, rreth 350-400 milion euro të hedhura për të besimi i shqiptarëve tek drejtësia është përtokë, janë ulur nga viti në vit, ajo tullumbace që u fry nuk është ashtu siç thotë Rama.

Reforma në drejtësi duhet të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, dy plagët më të mëdha të Shqipërisë.

Të marrim luftën ndaj korrupsionit. Prokurori i anti mafias italiane tha jemi të korruptuar dhe ka lidhje të krimit me politikën, duke ja tejkaluar në fuqi edhe organizatave italiane.

Cili zyrtar i lartë është dënuar deri sot?

Dënimi i Tahirit ishte për të kaluar radhën, u dënua me një dënim qesharak që e japin për krime të lehta e jo të natyrave të organizatave familjare.

Ç’po bën drejtësia e re me aferën e inceneratorëve? Njerëzit përgjegjës janë në arrati dhe nuk kanë për tu kapur se i kanë lënë të ikin dhe ende vijojnë të marrin miliona euro.

Edhe inceneratorët po përpiqen ti mbyllin duke përdorur si kurban disa ish-komponentë të LSI-së.

Besimi ndaj drejtësisë së re do të rritet me shembullin e parë të dënimit të një zyrtari që ka abuzuar.

Pas reformës duhet të pyesim qytetarët a marrin shërbime më të mira e më të shpejta, qytetarët janë të pakënaqur, dhjetëra mijëra dosje në Gjykatë të Lartë dhe trupat gjyqësore janë të pa plotësuara.

Duke ditur që do përballeshim me këtë problem u propozua të mos niste nga lart poshtë vetingu por nga poshtë larë. Kostot po i paguajmë sot. Sistemi i drejtësisë duhet të ishte plotësuar 3 vite më par.

Koncesionin për sterilizimin.

Zyrtarët e PS trajtohen në mënyrë preferenciale ka plot raste, Ilir Beqja është rasti i parë i thirrur dhe presim të shohim rezultatin. Nuk jam të dënohen njerëzit me burg kot, por secili të marrë çka meriton, qoftë për Check up apo sterilizimin.

Deri tani nuk kemi parë gjë. Rama e keni parë me çfarë patosi e dëshire ka mbrojtur eksponentët e partisë së tij, e patë me Tahirin me ministrin “model”, pse zakonisht këtij i dalin drunj të shtrembër? Se janë të lidhur me krimin”, u shpreh deputeti demokrat.

Arena e Lajmit

“Reforma në drejtësi një tullumbace e fryrë”, Spaho për aferën e inceneratorëve: Njerëzit përgjegjës në arrati, janë lënë të ikin dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook