Gjermania mori një fitore historike përballë Italisë, duke e mundur në “Borussia-Park” me shifrat 5-2. Pas kësaj fitoreje, trajneri i “Panzerave”, Hans-Diter Flik nuk i kurseu elozhet për lojtarët e skuadrës së tij.
“Si fillim, dua të falënderojë skuadrën sepse investuan shumë dhe u stërvitën mirë. Pas tre ditësh, disa gjëra nuk shkuan mirë. Ishte e rëndësishme të fitonim. Urime skuadrës dhe për mënyrën se si luajtën futboll. Fitorja është më se e merituar. Mund të shkojmë me pushime të sigurt, pasi mbyllja ishte ajo e duhura”, ishin fjalët e para të thënë nga gjermani.
Më pas ai shtoi: “Ishte fitorja e parë në një turne përballë Italisë në 90 minuta. Nëse shikojmë grupin, Anglia humbi kundër Hungarisë, nuk është normale. Jemi të lumtur që kemi 6 pikë dhe shkojmë në pushime për t’u përgatitur për shtatorin. I detyruam ata që të bënin gabime. Ata krijojnë presion shumë mirë, taktikisht perfektë. Mançini bëri mirë”, përfundoi Flik.
Arena e Lajmit
Loading…