Kriminaliteti në vend, Zheji: Po hapen kutitë e Pandorës! Shpresat janë tek SPAK, kapja e autorëve mund të trembë lepujt

Zheji

Në emisionin ‘Pikat mbi i’ në News24 analisti Artur Zheji dhe avokati Spartak Ngjela folën për ngjarjet kriminale në vend.

Gjatë bisedës në studio, analisti Zheji u shpreh se duket sikur tani janë hapur kutitë e Pandorës dhe se grupet kriminale të gjendur në vështirësi, përpiqen të likuidojnë njëri-tjetrin për t’i ikur me sa të munden drejtësisë.

“Është shumë e rëndë ajo që u verifikua dhe ngado kemi vrasje, atentate, plane për atentate. Do doja të përfshija edhe rrëfimet e Dumanit. Tani duket sikur janë hapur disa kuti pandorash dhe grupet mafioze gjenden në vështirë dhe mendojnë se duke likuiduar njëri -tjetrin mund të bëjë që drejtësia të mos shkojë tek ta. Tani nuk dihet nëse është e vërtetë nëse krimi ndihet në shtëpinë e tij”, tha analisti Zheji.

Nga ana e tij avokati Spartak Ngjela, tha se duke e njohur krimin nuk e sheh situatën alarmante, dhe se sipas tij duhen fakte e statistika për të folur për këtë situatë.

“Unë nuk e shoh alarmante. Që të flasim për krimin, të shohim sa vrasje kemi për x banorë. Nuk mund të themi është i lartë apo I ulët kriminaliteti. Është vrarë Kenedy në Amerikë. Krimi të vret, por ne nuk e dimë sa e kemi %. Jeni mësuar me shtetin e Enver Hoxhës një vrasje në vit. Tani psiqika kriminale e njeriut nuk ka ikur nga jeta nga të gjitha qytetërimet. Nuk flas për Suedinë apo Norvegjinë. Duhet statistikë që të flasësh, të dimë sa e kemi në për 10 mijë banorë në krahasim me perëndimin. Nga ana profesionale nuk flasim dot. Krimi kur ndjen shqetësim hidhet në sulm për mbijetesë. Ne nuk e dimë se kush i vret. Shqipëria ka hyrë në një rrjedhë të re. Hyrja në BE, dy janë arsyet që duhen eliminuar, korrupsioni dhe kriminaliteti për të hyrë realisht në BE. Tani nuk e dimë që këto ngjarje janë rrjedhojë e korrupsionit”, u shpreh Ngjela.

Pjesë nga biseda në studio:

Zheji: Një nga vendet me kriminalitet të lartë janë SHBA. Problem është si reagon shteti. E gjithë shpresa mendoj që është SPAK. Kapja e fillit të disa personazheve kyç ndoshta ka trembur lepujt. Prokuroria ka dhënë disa dyshime në lidhje me vrasjen në Krujë. Janë njerëz të botës së afërt me krimin.

Ngjela: Shteti kap një të pafajshëm për të qetësuar popullatën, është një nga dramat më të mëdha të vëna në skenë. Problemi qëndron se kriminaliteti ka shumë enigma. Krimi ka dy mënyra se si të luftohet, me ndëshkim e lartë të atyre që janë kapur dhe shërbime sekrete. Ku kemi në shërbim sekret, s’kemi polici kriminale. Kemi shërbim sekret për mbrojtjen e shtetit.

Arena e Lajmit

Kriminaliteti në vend, Zheji: Po hapen kutitë e Pandorës! Shpresat janë tek SPAK, kapja e autorëve mund të trembë lepujt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook