Klubi i Kukësit vazhdon të kërkojë futbollistë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, pasi për momentin duket se është përqendruar atje për të përforcuar ekipin e drejtuar nga Skënder Gega. Verilindorët kanë afruar edhe lojtarin e dytë nga ky kampionat gjatë ditës së sotme, pasi kanë firmosur me një qendërmbrojtës.
Antonio Ilieski, me një të kaluar si pjesëtar i përfaqësueseve të moshave të Maqedonisë së Veriut, ka hedhur sot firmën në kontratë pasi ka gjetur akordin me klubin dhe do t’i bashkohet ekipit sapo të fillojë faza përgatitore,
Kështu, 25-vjeçari bëhet afrimi i dytë i klubit të Kukësit, i cili një ditë më parë siguroi firmën e sulmuesit Jakup Berisha që vinte gjithashtu nga kampionati i Maqedonisë së Veriut.
Arena e Lajmit
Loading…