Mes zërave për një lidhje me Leonardo DiCaprio-n, Gigi Hadid i surprizon të gjithë me veprimin e saj për ish-partnerin Zayn Malik

Në ditëlindjen e dytë të vajzës së saj Khai, Gigi Hadid ndau në Instagram një foto të tortës speciale të vogëlushe. Krijimi shumëngjyrësh përfshinte personazhe Peppa Pig të bëra me krem.

Qershia në krye të tortës? Dukej se ishte një çështje familjare, pasi ajo etiketoi babain e Khai dhe ish-in e saj Zayn Malik në foto.

Supermodelja, 27 vjeç, dhe ish-anëtari i One Direction, 29-vjeç – të cilët u lidhën që nga fundi i vitit 2015 – mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku në shtator 2020.

Ndërsa të dy i dhanë fund lidhjes së tyre në vjeshtën e vitit 2021, ata duket se kanë ruajtur raporte shumë të mira dhe kujdesen bashkë për vajzën. Në ‘Ditën e baballarëve’ në 2022, Gigi ndau një foto të rrallë në Instagram Stories të të bijës dhe artistit Zayn – të cilin supermodelja e quan ëmbël “Baba e Khai-t” – shihej i ulur në dysheme dhe duke ngjyrosur me vogëlushen.

Gigi kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes pasi përflitet për një romancë me Leonardo DiCaprio. Megjithëse supermodelja 27 vjeçare, dhe fituesi i Oskarit, 47 vjeç, ende nuk e kanë konfirmuar publikisht statusin e tyre të marrëdhënies, një burim tregoi për E! News ku qëndrojnë aktualisht dy yjet botërorë.

 “Leo ka pyetur miqtë e përbashkët për Gigi-n dhe dëshiron ta njohë atë. Ata janë shoqëruar disa herë dhe ai është i interesuar”,  shpjegon burimi i afërt me aktorin e Titanikut.  Megjithatë, siç theksojnë burimet, ata nuk janë në një marrëdhënie “të konsoliduar”. “Gigi po argëtohet me të. Ajo nuk është e interesuar për asgjë serioze”- thotë burimi i brendshëm për Hadid, i cili ndan vajzën 2-vjeçare Khai me ish- Zayn Malik.

 Pak ditë më parë ata u panë së bashku në New York. Siç  raportoi Daily Mail, Hadid dhe DiCaprio së fundmi dolën për një event në Casa Cipriani në mes të Javës së Modës në New York. Para këtyre fotove, një burim i afërt me Hadid tha se, “Gigi dhe Leo janë shoqëruar disa herë dhe janë të lidhur me njëri-tjetrin. Gigi mendon se ai është një djalë shumë i lezetshëm.” Burimi shtoi gjithashtu se “shumica e takimeve të tyre kanë ardhur nga të qenit në të njëjtat rrethe shoqërore në festa të ndryshme”. 

Po ashtu, ka patur raportime se Zayn po përpiqet të rifitojë Gigi. Ish-anëtari i grupit ‘One Direction’ ka një marrëdhënie të shëndetshme prindërore me supermodelen, por ai shpreson të ribashkohet me të, raporton ‘Hollywood Life’.

“Zayn ka ende shpresa për t’u ribashkuar me Gigi-n,” tha burimi i brendshëm për botimin. “Ata janë në marrëdhënie të mira tani për hir të vajzës së tyre, por ai e ka bërë të qartë se do të donte një mundësi tjetër me të.”

Mes zërave për një lidhje me Leonardo DiCaprio-n, Gigi Hadid i surprizon të gjithë me veprimin e saj për ish-partnerin Zayn Malik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook