Partizani është në kërkim të sulmuesve, pas largimeve të Esat Malës dhe Stenio Zhuniorit.
Një nga lojtarët, profilin e të cilit e pëlqejnë shumë në kampin e “demave”, është Alfred Mensah.
Pavarësisht se ekipi i tij ra në Kategorinë e Parë, ganezi ka rënë në sy në këtë sezon me Skënderbeun, falë shpejtësisë së tij dhe diferencës që krijon me mbrojtësit kundërshtarë.
Mensah shënoi plot 9 gola dhe dhuroi 1 asist me korçarët në Kategorinë Superiore në këtë sezon. Gjithsesi, ai duket një mision i pamundur për Partizanin.
“Demat e kuq” e kanë tentuar 22-vjeçarin prej disa ditësh, por oferta nga Izraeli me Hapoel Haderën e ka mundur propozimin e kryeqytetasve.
“Panorama Sport”mëson ekskluzivisht se Mensah ka arritur akordin me izraelitët, pavarësisht insistimit të Partizanit.
Sulmuesi largohet si lojtar i lirë.
Arena e Lajmit
Loading…