Në Angli e bëjnë të sigurt, ja kur do të zyrtarizohet marrëveshja mes Interit dhe Çelsit për rikthimin e Lukakut

Rikthimi i Romelu Lukakut te Interi duket një marrëveshje e destinuar për t’u finalizuar, me mediat angleze që kanë shprehur siguri në konkretizimin e saj aq sa kanë dhënë dhe një datë të mundshme për zyrtarizimin e saj.

LUKAKU

Raportimet nga “The Telegraph” dhe “Times” theksojnë se këmbëngulja e lojtarit për t’u rikthyer në Milano ka bindur presidentin e Çelsit, Tod Bohli i cili ka pranuar huazimin e tij te Interi me kushtet financiare që mbeten për t’u vendosur dhe që mund të lejojnë që marrëveshja të konkretizohet brenda kësaj jave ose në ditët e para të javës së ardhshme.

Në këto kushte Interi dhe Simone Inzagi presin me padurim momentin kur ky transferim i bujshëm do të realizohet dhe do të lejojë belgun të ribashkohet me ish-skuadrën e tij, me tifozët zikaltër që ëndërrojnë një treshe sulmi të përbërë nga Lukaku, Lautaro Martinez dhe objektivi tjetër i merkatos, Paulo Dibala.

Arena e Lajmit


Loading…

Në Angli e bëjnë të sigurt, ja kur do të zyrtarizohet marrëveshja mes Interit dhe Çelsit për rikthimin e Lukakut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook