“Nëse Mbape do të lindte në Kamerun…”, shpërthen skandali pas deklaratës së Venger: Injorancë dhe denigrim

Arsen Venger, ish-trajneri i njohur i Arsenalit, është vënë në epiqendër të një skandali pasi akuzohet për racizëm si pasojë e deklaratave që ka lëshuar së fundmi. Francezi, tashmë këshilltar i presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino, dëshironte të tregonte ndryshimin mes futbollit europian dhe vendeve të tjera, por ka zgjedhur mënyrën më të gabuar.

mbape venger

“Kilian Mbape ka rrënjë afrikane, por ai është stërvitur në Europë të gjithë jetën e tij. Nëse ai do të kishte lindur në Kamerun, nuk do të bëhej sulmuesi që është sot. Në një anë është Europa dhe në anën tjetër është pjesa tjetër e botës. Kjo e fundit ka nevojë për ndihmë përndryshe do të humbasë shumë talente”, ishin fjalët e Venger.

Këto fjalë janë cilësuar si raciste nga shumë personazhe të futbollit afrikan, ndërsa kanë sjellë si rezultat edhe një notë proteste zyrtare të dërguar në FIFA nga CONMEBOL. Konfederata e futbollit të Amerikës së Jugut, e ka cilësuar një deklaratë diskriminuese atë që ka bërë Venger, i cili mban një post të rëndësishëm tashmë në futbollin botëror.

“CONMEBOL është e përkushtuar plotësisht në luftën kundër shprehjeve dhe gjesteve raciste apo diskriminuese, qoftë ato nga tifozët në stadiume, atletët apo teknikët në fushë, apo drejtuesit nëpërmjet deklaratave publike. Fjalët e Venger – përveç fakti se tregojnë një injorancë të pazakontë rreth kontributit të lojtarëve afrikanë në futbollin botëror, sidomos atij europian – tregojnë një sjellje denigruese që zhvlerëson sforcon e futbollistëve dhe institucioneve sportive që nuk janë pjesë e Europës. Ndodh shpesh që paragjykimet më të shpifura të fshihen si reflektime “thelbësore” dhe “inteligjente’.

Ashtu si afrikanët, edhe ne amerikano-jugorët e njohim shumë mirë këtë lloj sjellje që niset nga besimi që e gjithë bota fillon dhe mbaron në Europë. Talenti, shpirti i sakrificës  dhe dëshira për të shkëlqyer e lojtarëve afrikanë dhe amerikano-jugorë, duhet të vlerësohet dhe respektohet”, shkruhej në deklaratën e CONMEBOL.

Arena e Lajmit


Loading…

“Nëse Mbape do të lindte në Kamerun…”, shpërthen skandali pas deklaratës së Venger: Injorancë dhe denigrim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook