Nuk ishte në funeralin e Mbretëreshës, por Princi Louis bëhet përsëri viral në rrjetet sociale edhe me mungesën e tij

Princi Louis mori përsëri vëmendje, këtë herë me mungesën e tij!

Ndërkohë që të gjithë sytë ishin fiksuar te familja mbretërore gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth të hënën, Princi 4-vjeçar Louis i Uellsit, nuk ishte i pranishëm në festën e lamtumirës.

Dhe mungesa e Louis nuk kaloi pa u komentuar nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilëve duket se iu ka munguar Princi i vogël me mimikat e tij.

“Ku është Louis? #QueensFuneral #PrinceLouis”, ngacmoi një përdorues në Twitter me një foto të princit të vogël me logon e filmit “Home Alone”.

“Princi Louis në shtëpi duke parë funeralin #Queens pasi goditi nënën e tij … në televizionin kombëtar gjatë jubileut”, shkroi një tjetër përkrah një fotografie të një djali të vogël të hutuar dhe të pakënaqur me pizhame. (Personi në foton trend në Twitter nuk është princi.)

Louis, më i riu nga tre fëmijët e Princit Uilliam dhe Kate Middleton dhe stërnipi i Mbretëreshës Elizabeth II, në mënyrë bëri mimika dhe gjeste  qesharake me nënën e tij gjatë festimit jubilar të monarkes në qershor.

Ndërsa qëndronte pranë stërgjyshes, prindërve dhe vëllezërve e motrave në ballkonin e Pallatit Buckingham gjatë paradës së platinit, vogëlushi bërtiti dhe mbuloi veshët ndërsa avionët fluturonin mbi rezidencën e tyre mbretërore.

Dhe përdoruesit në Twitter duket se janë të bindur se Louis i vogël u detyrua të humbasë varrimin e Elizabeth këtë javë, për shkak gjatë ceremonive katër-ditore në verë.

“Njerëzit që mendojnë se Princi Louis nuk është aty sepse është shumë i ri. Arsyeja e vërtetë: Shanset e larta të kaosit #QueensFuneral,“- tha me shaka një person në Twitter, i cili i shtoi postimit të tij një fotografi të mimikave virale të Louis gjatë Jubileut.

“William dhe Kate e lanë Louie në shtëpi sepse nuk mund ta kontrollonin herën e fundit,” tha një tjetër.

“E kam fjalën për këtë në mënyrën më të respektueshme të mundshme, por jam pak i trishtuar që nuk e morën Princin Louis me vete. Imagjinoni këtë para të gjithë liderëve botërorë? Do të ishte e pabesueshme. #QueensFuneral,”- tha një tjetër me një foto të Louis duke ngacmuar turmat.

Duke lënë mënjanë reagimet gazmore në Twitter, Middleton, kohët e fundit i rrëfeu Guvernatorit të Përgjithshëm të Australisë, David Hurley, se djali i saj “po bënte pyetje ” ndërsa përpiqej të kuptonte vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth.

“E reja tani po bën pyetje si: ‘A mendon se ne mund t’i luajmë ende këto lojëra kur shkojmë në Balmoral [Kështjella në Skoci] dhe gjëra të tilla, sepse ajo nuk do të jetë atje?– tha Hurley, teksa bisedën e tij me Princeshën e sapoemëruar të Uellsit.

Middleton, sipas Hello Magazine, shpjegoi gjithashtu se djali i saj Princi George, 9 vjeç, e ka më të lehtë të kuptojë vdekjen e mbretëreshës sesa vëllezërit e motrat e tij më të vegjël, Princesha Charlotte, 7 vjeç dhe Princi Louis.

Nuk ishte në funeralin e Mbretëreshës, por Princi Louis bëhet përsëri viral në rrjetet sociale edhe me mungesën e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook