Pas sulmeve publike, Rama nuk fton kreun e SPAK në ceremoninë e hapjes së negociatave

Rama Ceremoni

Pas hapjes zyrtarisht të negociatave një ditë më parë në Bruksel, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në kryeministri një tjetër ceremoni dhe në mënyrë simbolike u ngritën flamujt e Shqipërisë dhe BE-së.

Në këtë ceremoni, të organizuar nga kryeministria, ishin të ftuar edhe deputetë, ambasadorë dhe drejtuesit e institucioneve të pavarura.

Por ajo që ra në sy ishte fakti që i pranishëm nuk ishte drejtuesi i SPAK, Arben Kraja.

Burime diplomatike thanë për Balkanweb se stafi i kryeministrisë nuk e kishte ftuar Krajën të ishte i pranishëm.

Kjo mungesë e një prej njerëzve kyç të reformës në Drejtësi në vend, vjen në fakt pak kohë pasi Rama ka ndërmarrë një sulm public ndaj SPAK-ut.

Në 7 maj teksa po fliste në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Rama tha se SPAK nuk po vepron ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të nxjerrë jashtë sistemit nga Vettingu, e veçanërisht ndaj ish kryeministrit Sali Berisha i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara.

“Po kthehem tek ato 10 muaj burg për një arkë peshk për një punësim që nuk u bë. Çfarë dreqin bëhet kështu do të thonë kur janë dhjetëra të vrarët dhe të vdekurit nga politikanë që kanë emër dhe mbiemër, të cilët rrotullohen në varr në kërkim të drejtësinë pa llogaritur vjedhje kolosale që vetëm SPAK-u nuk i di, burgoset një grua për 10 kg peshk. Ndërkohë që SPAK-u vihet në lëvizje edhe nga një deklaratë partie, për këdo zyrtar të lartë, akoma nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht në 30 vite nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë, SHBA, sepse ai njeri ka drejtuar Shqipërinë”, u shpreh Rama në 9 prill në Kongresin e PS-së.

Pas sulmeve publike, Rama nuk fton kreun e SPAK në ceremoninë e hapjes së negociatave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook