SHORTI I LIGËS SË KONFERENCËS/ Vllaznia kundër rumunëve që eliminoi Laçi, Partizani ndaj Steaua Bukuresht. Fati u buzëqesh kurbinasve

Partizani dhe Laçi kanë njohur dje kundërshtarët e tyre në turin e parë të Ligës së Konferencës. Por sot në Nion të Zvicrës u mësuan edhe kundërshtarët e turit të dytë të turneut, ndërsa në garë hyn edhe Vllaznia e cila e nis nga ky tur.

shorti conference league turi i dyte

Në shortin që u hodh në Nion, ishte edhe Tirana, pasi në rast eliminimi në turin e parë të Ligës së Kampioneve, kalon në turneun e tretë për nga rëndësia në Europë. nwse eliminohen nw Champions, bardheblutë do tw ndeshen me humbësen e çiftit Zrinjski-Sherif Tiraspol.

Vllaznia nuk ka pasur një short të lehtë, edhe për faktin se e ka nisur nga vazo e ekipeve të dobëta në turin e dytë. Përballë saj do të jetë Universitatea Krajova, një skuadër që do të kërkojë hakmarrje ndaj shqiptarëve pasi u eliminua në sezonin e kaluar nga Laçi.

Rumunët janë kundërshtarë të mundshëm edhe të Partizanit, pasi nëse kalon turin do të ndeshet me Steaua Bukuresht. Kurse Laçi ka në teori një short më të lehtë, pasi përballet me fituesen e çiftit të turit të parë mes Floriana të Maltës dhe Petrokub Hinçeshti të Moldavisë.

SHORTI I SKUADRAVE SHQIPTARE

La Fiorita/Inter D’Eskaldes – Ballkani/Zalgiris

Dudelanzh/Tirana – Zrinjski/Sherif Tiraspol

Tobol/Ferencvarosh – Shkupi/Linkoln Red Imps

Breidablik/Santa Koloma – Buduçnost/Llapi

Floriana/Petrokub – Laçi/Iskra

Vllaznia – Universitatea Krajova

Valmiera – Shkëndija/Ararat Jerevan

Saburtalo/Partizani – FCSB

Liepaja/Gjilani – Jang Bojs

Antverp – Inter Turku/Drita

REZULTATI I SHORTIT

bandicam 2022-06-15 13-08-58-016

bandicam 2022-06-15 13-12-14-818

bandicam 2022-06-15 13-14-43-914

bandicam 2022-06-15 13-19-18-504

bandicam 2022-06-15 13-20-32-351

bandicam 2022-06-15 13-22-01-705

bandicam 2022-06-15 13-23-42-300

bandicam 2022-06-15 13-33-35-099

 

 

NDARJET NË MINIGRUPE PARA SHORTIT

1

2

3

1111111

2222222

33333333

4444444

5555555

777777

88888888

99999999

100000000

Arena e Lajmit


Loading…

SHORTI I LIGËS SË KONFERENCËS/ Vllaznia kundër rumunëve që eliminoi Laçi, Partizani ndaj Steaua Bukuresht. Fati u buzëqesh kurbinasve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook