SPAK merr nën hetim Ilir Metën, kërkesa për KQZ për formularin e vetëdeklarimit të dorëzuar në 2013

1651045555 1645636989spak

SPAK merr nën hetim kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta. Prokuroria e Posaçme i ka dërguar një shkresë KQZ-së ku i kërkon informacione për Metën, konkretisht formularin e vetëdeklarimit.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanËeb” se në KQZ ka mbërritur një kërkesë nga SPAK, ku kërkon një kopje të formularit të vetëdeklarimit të ish-deputetit Ilir Meta në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të dorëzuar nga ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Metaj (Meta).

“SPAK po kryen hetimet në funksion të procedimit penal nr.122 të këtij viti.
Për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal kërkohet formulari i vetëdeklarimit të pasurisë të dorëzuar në KQZ nga Meta. Tashmë KQZ do duhet t’i përgjigjet SPAK duke i vënë në dispozicion vetëdeklarimin që z. Meta ka dorëzuar në KQZ. Dokumentacioni i përket vetëdeklarimit të vitit 2013 nga z. Meta”, tha Gjençaj.

SPAK merr nën hetim Ilir Metën, kërkesa për KQZ për formularin e vetëdeklarimit të dorëzuar në 2013

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook