Spiun apo turist? Rusi që sulmoi ushtarakët në Gramsh ka nënën në ushtri, studenti i kimisë udhëtoi nga Çekia, detaje nga hetimet

Ushtaret E Plagosur

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me rusin që sulmoi dy ushtarët në uzinën e armëve në Gramsh. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Michail Zorin, që dyshohet se është rekrutuar nga shërbimet e Inteligjencës, ka nënën pjesë të ushtrisë rusë.

Po ashtu, mësohet se 24-vjeçari babain e ka me profesion avokat. Ashtu siç edhe kemi raportuar këtu ditë, që sulmoi me spray paralizues dy ushtarët Ardian Xhaka dhe Aldo Bici, udhëtoi 3 javë më parë nga Çekia drejt Shqipërisë me biçikletë. Po ashtu mësohet se ai hyri në vendin tonë përmes pikës kufitare të Muriqanit.

Ajo çka mbetet mister është dhe fakti se biçikleta sportive e të riut rus që vazhdonte studimet në Çeki për kimi, nuk është gjetur ende. Po ashtu, Lala raporton se, Zorin dhe dy miqtë e tij, Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov kishin fjetur në çadër jashtë portit të Durrësit, fakt që konfirmohet edhe nga kamerat e sigurisë.

Arena e Lajmit

Spiun apo turist? Rusi që sulmoi ushtarakët në Gramsh ka nënën në ushtri, studenti i kimisë udhëtoi nga Çekia, detaje nga hetimet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook