“Ta dini që më kopjojnë”/ Delinda Disha publikon foton e Meghan Markle gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth, zbulon look-un e tyre të ngjashëm

Përpos pjesëmarrjes së saj në nderimet e Mbretëreshës Elizabeth II, në Londër këtë javë, edhe veshja e Meghan Markle mori një vëmendje të madhe në media.

E nuk i ka shpëtuar as Delinda Dishës. Aktorja ka postuar në Instastory një foto të saj dhe një të Meghan duke krahasuar veshjen e Dukeshës së Sussex me një fustan që ajo ka veshur javë më parë.

Fustanet janë të dy të zinj, të gjatë, me detaje të prera nga krahët. Krah fotove aktorja ka shkruar: “Jopo ta dini që më kopjojnë.”

Përtej humorit, për ngjarjen historike Markle u vlerësua për paraqitjen e saj. Ajo veshi vathët me diamant dhe perla që monarkja e ndjerë i dhuroi asaj. Përveç veshjes së një disa vathëve me perla dhe diamant, të dhuruara nga Madhëria e Saj përpara daljes së parë të tyre në 2018, Dukesha e Sussex dukej e sofistikuar me një fustan të zi me pelerinë nga Stella Mçartney, të cilin fansat mbretërorë mund ta kishin të njohur.

Kjo për shkak se Markle, kishte veshur një version blu të fustanit në një koncert që festonte 92-vjetorin e ditëlindjes së Mbretëreshës në Royal Albert Hall në prill 2018.

Ajo zgjodhi të vishte të njëjtin stil në të zezën për t’i thënë lamtumirën e fundit monarkes. Fustani klas i përmbahej gjithashtu kodit të veshjes së funeralit, i cili kërkonte fustane ose pallto të zeza deri tek gjuri, së bashku me kapele të zeza dhe vello opsionale.

“Ta dini që më kopjojnë”/ Delinda Disha publikon foton e Meghan Markle gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth, zbulon look-un e tyre të ngjashëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook