VIDEO/ “Shqiponjat” arrestojnë 29-vjeçarin në Gjirokastër, “surpriza” që gjetën në makinën e tij e “fundosi” (EMRI)

4545454

Policia e Gjirokastër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë vënë në pranga një 29-vjeçar, pasi i është gjetur kokainë në makinë si dhe një shumë parash.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb“se në pranga ka rënë Mikeljano Kalemaj.

Mësohet se në sajë operacionit policor të koduar “Doses”, u vu në pranga shtetasi me iniciale M. K., 29 vjeç, banues në Tepelenë.

Pas kontrollit në automjetin e këtij të fundit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shpërndarje, si dhe një shumë parash prej 38 000 lekësh të rinj, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

VIDEO/ “Shqiponjat” arrestojnë 29-vjeçarin në Gjirokastër, “surpriza” që gjetën në makinën e tij e “fundosi” (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook