Deputeti socialist Erion Braçe, i cili është shfaqur me një sulm frontal kundër qendrave të grumbullimit apo Ministrisë së Bujqësisë për mungesë të mbështetjes së prodhuesve në zonën e Myzeqesë, ditën e sotme është irrituar me listën e çmimeve të shalqirit në plazhet e Jugut.
Në Facebook, ish-zvkryeministri ka postuar një menu të një prej resorteve të plazhit të Borshit, ku shihet se çmimet janë vërtet të kripura, me shalqirin për 4 persona që kushton 30 mijë lekë të vjetra, ndërsa pjepri për 3 persona kushton 20 mijë lekë të vjetra.
Braçe e konsideron këtë si një poshtërsi dhe një çmenduri, teksa sipas tij, kjo ndodh për shkak se pronarët e restoranteve nuk presin faturë tatimore, po thekson që me këtë metodë po largojnë turistët.
POSTIMI I BRAÇES:
KJO ESHTE NJE MENU NE JUG,
BORSH ME QARTE;
SHIHENI:
SHALQI PER KATER PERSONA
3000 LEKE;
PJEPER PER TRE PERSONA
2000 LEKE.
Une uroj te jete gabim, sinqerisht,
edhe pse kur shoh cmimet e tjera,
nuk me duket qe ka gabim.
PRA, NDRYSHE, KJO ESHTE CMENDURI!
Me cmimin e sotem,
5 LEKE PER KILOGRAM, NJE SHALQI ME PESHE 10 KILOGRAME, KUSHTON 50 LEKE;
Një shalqi me këtë peshe mjafton për katër persona.
Pra një SHALQI ME CMIM 50 LEKE TE SHITET PER 300 LEKE ESHTE POSHTERSI, ME 3000 LEKE ESHTE CMENDURI!
Unë e di nga vjen kjo;
ARSYEJA ESHTE MOSPRERJA E FATURAVE, KUPONEVE FISKALE E KESHTU ME RRADHE!
Me to, as ma merr mendja se do ishin këto çmimet.
Ne fund, ju ne JUG, mos thoni “PLAZHET JANE BOSH”!
Po i zbrazni JU!
Jo vetëm kaq, POR ME CMIMET TUAJA, PO TAPOSNI, BLLOKONI TREGUN E FRUTAVE E PERIMEVE!