Momenti i transferimit të Kristjan Asllanit te Interi duket shumë i afërt me Empolin dhe Interin që po sistemojnë detajet e fundit për të konkretizuar marrëveshjen që do të veshë mesfushorin e Kombëtares me fanellën zikaltër. Empoli ama duket se nuk do të përfitojë vetëm para nga kjo marrëveshje por edhe huazimin e sulmuesit të talentuar zikaltër, Martin Satriano.
Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, Empoli duket se i ka kërkuar zikaltërve që përveç një shifre prej 12 milionë eurosh që Interi do të paguajë për Asllanin të përfshijë në marrëveshje edhe huazimin e sulmuesit uruguaian.
Zikaltërit nga ana tjetër duket se do ta pranojnë këtë propozim si një mundësi për të zyrtarizuar sa më shpejtë transferimin e mesfushorit të Kombëtares dhe për t’i dhënë mundësi Satrianos të ketë më shumë minutazh duke e monitoruar nga afër në Serinë A.
Arena e Lajmit
Loading…