Arrestohet autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi në Tiranë, i cili akuzohet se ka dhunuar dhe tentuar që ta djegë me benzinë bashkëjetuesen e tij 16-vjeçare.
Bëhet fjalë për 25-vjeçarin me inicialet A. Ç., ndërsa më herët u arrestuan dy miqtë e tij që bashkëpunuan me të.
NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e sotme, sipas të cilit, dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, 3 shtetas (dy prej të cilëve të arrestuar në flagrancë) kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje, si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë), ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë të mundur arrestimin e shtetasit A. Ç., 25 vjeç.
Strukturat e Policisë vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.