“E mundëm një diktaturë, do ta përmbysim edhe këtë”, Berisha për rrugën Ibë-Farkë: Pas gjyqit, kilometri do të shkojë 15 mln euro

B36ced50 47f5 4bcd A438 80a178dcbb59

Kreu i PD Sali Berisha, ka sulmuar qeverinë në lidhje me projektin e Skavicës, rrogat dhe pensionet në vend, borxhin publik dhe aferat me çmimin e rrugëve.

Ai ka shtuar se pas gjyqit mbi 7 kilomentrat e rrugës Ibë-Farkë, kilometri do të shtojë me 15 mln euro.

“Projekti që lamë për portin ishte thellimi i portit dhe do vinin 40 mijë tonëshet. Por si mund ti lejosh veten një simbol shekullor dhe arterie të ekzistencës së qytetit. kushdo e di çfarë lidhje epike ka Durrësi me portin.

Ai do të përvetësojë 1 milion metër katrorë, shkon me një banditizëm ekstrem hedh gaz mbi një fëmijë 6 muajsh për të devijura rrugët për të ndërtuar kulla. Po të shkoni në Peshkopi, vizitoni luginën e Drinit, është shumë pjellore, është e gjithë çka prodhuese Peshkopia në ato hektarë tokë. Tani do ti përmbysë. Enver Hoxha e kishte bërë Skavicën dhe do ti sillte në Hoxharë banorët.

Përse diktatorin do bëjmë ne. Si mund të mbysësh 5 mijë hektarë tokë shumë pjellore, ta shkatërrosh totalisht Peshkopinë, ta tjetërsosh.

Të shumëzosh me zero dibranët dhe shqiptarët. Të gjitha burojnë nga psikologjia e përçmimit. E shihni me ç’egërsi primitive fliste për opozitën, opozitën e nderon. Opozita nuk ndahet, boll vodhe ik në burg. Ta themi hapur, asnjë kryeministër në botë nuk ka imagjinuar të bëjë këto që ka bërë ky.

Është situatë e komplikuar në rrokullisje, ne do nisim nga qytetari, nga zbutja e shpejtë e dhimbjeve të varfërisë. A ka Shqipëria sot mundësi të garantojë minimumin jetik? 100 përqind po. Projekti ishte gati, e lamë gati në 2013. Kishim 15 mijë familje dhe do e zhduknim, sot janë 80 mijë familje.

Nëse nuk rrisin rrogat e pensionet nfjalët mbeten bosh të rinjtë nuks shkollohen. do investojmë tek njeriu. Shohim Velierën, 7 kilomentra rrugë nga Iba në Farkë me 3 mln eur kilometri. Aktori ka hedhur në gjyq dhe do të marrë edhe dhjetëra million të tjerë e kilomentri do të shkojë me 15 mln euro. Kjo nuk ndodh askund veç këtu. PD ka bërë gabime në opozitë dhe kur ishim në qeveri dhe do të qendrojë në korrigjimin e gabimeve.

Tani emergjente është të korrigjojë gabimet në opozitë sepse Rama në një vend të lirë nguliti frikën tek shqiptarët, duke i arrestuar për një llampë. Frika shndërrohet në nënshtrim. Nuk reaguam ne e nuk i dolëm zot, e ende nuk jemi aty ku duhet për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve.

Por 7 korriku dëshmoi shumë më tepër seç mendonim që ishim, duhet të ngrihemi fuqishëm në betejë me të. Kemi përmbysur një monizëm do të përmbysim edhe të dytin. Shqipëria do të ketë pushtet që del nga vota e lirë”, tha Berisha.

“E mundëm një diktaturë, do ta përmbysim edhe këtë”, Berisha për rrugën Ibë-Farkë: Pas gjyqit, kilometri do të shkojë 15 mln euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook