“Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi në selinë e PD-së”, Berisha nxjerr videon dhe akuzon Ramën: E futët në spiral të lojërave të rrezikshme ballkanike

Berisha

TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha tha se PD ishte ajo që u vu në ballë në mbrojtjen e Kosovës me sloganin ‘një komb, një qëndrim’ në 1998, duke nxjerrë në foltoren e parlamentit edhe një video të kësaj force, ku shfaqeshin Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi në selinë e PD.

Berisha tha se PD bëri gjithçka për pavarësinë e Kosovës, duke akuzuar Ramën se bërië gjithçka për copëtimin e saj.

“Dy fjalë kam këtu për zotërinjtë, lidhur me qëndrimin e PD-së. Ka një foto këtu nga mitingu i 1998, në të cilën kam hedhur sloganin ‘Një komb një qëndrim’, por përveç kësaj ka një video këtu, është me Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin në selinë e PD-së.

Vasali i Vuçiçit …pra në qoftë se Edi Rama, Fatos Klosi, Frederik Ymeri merreshin me afera të zeza, gjatë asaj lufte PD-ja dilte në ballë, me kërkesën ‘një komb, një qëndrim’ dhe bëri gjithçka për pavarësinë e saj. Bëtë gjithçka për copëtimin e saj, ky është problemi dhe e arrestuat Hashim Thaçin se e futët në spiral të lojërave të rrezikshme ballkanike”, tha Berisha.

“Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi në selinë e PD-së”, Berisha nxjerr videon dhe akuzon Ramën: E futët në spiral të lojërave të rrezikshme ballkanike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook